Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansha i bëri thirrje dje Gjykatës Kushtetuese që të marrë një vendim përfundimtar nëse mund të zbatohet vendimi i Qeverisë se vetëm ata që janë vaksinuar kundër COVID-it ose janë prekur nga kjo sëmundje mund të punojnë në administratën shtetërore.

Një vendim të tillë Qeveria e ka marrë në mesin e muajit shtator, por ajo nuk po gjen zbatim, pasi Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar me shumicë votash deri në vendimin përfundimtar.

“Një vendim i ngjashëm është marrë nga disa qeveri në Evropë, në vendet ku situata epidemiologjike është më e mirë se në Slloveni. Qeveria tani nuk e di nëse të veprojë si të tjerët që janë më të suksesshëm në luftën kundër epidemisë se ne, apo të pajtohet me situatën, cilado qoftë ajo”, tha Jansha në parlament, transmeton Hina./TV Malisheva

Share.