Sipas Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, në mesin e këtyre katër vdekjeve ishte 1 vjeçari nga Prishtina.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat:
Ferizaj 1 rast (78 vjeç)
, Mitrovicë 1 rast (67 vjeç),
Podujevë 1 rast (42 vjeç),
Prishtinë 1 rast (1 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 106.192 raste nga 549.286 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.202 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.057 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.933./TV Malisheva