Mbi 4 mijë fluturime janë anuluar në të gjithë botën nga pragu i Krishtlindjeve deri në ditën e Krishtlindjeve për shkak të pandemisë, veçanërisht për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Omicron, duke shkaktuar shqetësim për dhjetëra mijëra pasagjerë.
Sipas uebsajtit të specializuar “Flightaëare”, më shumë se një e katërta e këtyre anulimeve kanë të bëjnë me SHBA , midis lidhjeve të brendshme dhe ndërkombëtare, me disa kompani që duhet të merren me izolimin në karantinë të personelit në bord ose operacionet tokësore.
Kompanitë më të përfshira kanë qënë Delta, United Airlines dhe American Airlines. Australia u prek veçanërisht nga shqetësimi, me mbi 100 udhëtime të anulluara në Sidnej dhe Melburn./TV Malisheva