Njerëzit e shtruar në spital për shkak të infektimit me COVID-19, madje edhe disa me raste më të lehta, mund të pësojnë dëmtime të veshkave të tyre, sipas një studimi të ri.

Studimi i më shumë se 1.7 milionë pacientëve në ShBA, shton shqetësimet në lidhje me efektet e zgjatura të COVID-19, veçanërisht në mesin e njerëzve të sëmurë aq sa kanë nevojë për shtrim në spital.

Hulumtuesit zbuluan se muaj pas infektimit të tyre fillestar, të mbijetuarit e COVID-19 ishin në rrezik të shtuar për lloje të ndryshme të dëmtimit të veshkave, nga reduktimi i funksionit deri në dështimin e avancuar të tyre.

Njerëzit që kishin qenë të sëmurë rëndë, që kërkonin kujdes intensiv, kishin rrezikun më të lartë të dëmtimit afatgjatë të veshkave.
COVID-19 mund të jetë një sfidë ‘e gjatë’ në ShBA, paralajmërojnë ekspertët.

“Ajo që më ra në sy është se në përgjithësi, ju i shihni këto rreziqe edhe në pacientët që nuk kishin dëmtime akute në veshka kur u shtruan në spital”, ka thënë Wilson, një profesor në Shkollën e Mjekësisë në New Haven.

Share.