Rastet me COVID-19 në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta. Kjo pasi që Qeveria mori vendim për lirimin e masave kufizuese.
Që nga 13 marsi kur edhe u shënuan rastet e para me këtë virus, në IKSHPK janë testuar 23.780 persona, ku pozitiv me Covid-19 kanë rezultuar 2.878 persona, kurse 51 kanë përfunduar me fatalitet.
Janë shëruar 1.577 pacientë, ndërsa 1.250 raste mbeten aktive.
“Numri total i rasteve pozitive 2.878 raste nga 23.780 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 51 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese Sot më 30 qershor 2020, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.577 raste, kurse raste aktive 1.250”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Kryeministri Avdullah Hoti, por edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë paralajmëruar kthimin e masave, nëse rastet vazhdojnë të shënojnë rritje.
IKSHPK vazhdimisht po bën thirrje për respektim të rekomandimeve shëndetësore, me theks të veçantë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale./ Tv Malisheva