Dje u shënuan edhe 190 raste pozitive me Covid-19, duke e çuar numrin total të rasteve pozitive në 10.059 nga 40.184 persona të dyshimtë të testuar.
Numri i vdekjeve ka arritur në 315 të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.802 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.942/TVMalisheva