Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 1.658 testime, në 24 orët e fundit sipas IKSHPK-së, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

“Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.298. Në total numri i rasteve aktive është 170. Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.682 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 157.338 doza të vaksinës. Deri më sot 29.314 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim./TV Malisheva

Share.