Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha vizitoi fshatin Shkozë, konkretisht shkollën fillore të këtij fshati.
Pas disa shqetësimeve të shfaqura në shkollën e fshatit Shkozë, për shkak të gripit sezonal dhe dyshimit për raste me covid, drejtori i Shëndetësisë, Hajdin Berisha konstatoi se gjendja është në kontroll dhe e menaxhueshme dhe se mësimi duhet të zhvillohet normalisht.
“Pavarësisht dyshimeve të shfaqura, që janë normale në këtë periudhë, qoftë për shkak të gripit sezonal, qoftë për shkak të rritjes së rasteve me covid në vendin tonë, situata në këtë shkollë është në suaza të normales dhe nuk ka vend për panik”, the drejtori Berisha.
Pas takimit me drejtorin e shkollës, Arben Bytyçi, drejtori Berisha, tha se “është njoftuar për gjendjen, e cila është duke u menaxhuar mirë dhe janë duke u përcjellë rastet e dyshuara me grip apo edhe me covid, por mësimi ka kushte të mbahet normalisht, ndërsa nxënësit dhe stafi mësimor janë duke i zbatuar masat anti-covid, dhe të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit janë të pajisur me maska mbrojtëse dhe dezinfektues brenda objektit të shkollës”.
/TV Malisheva