Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 186 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 15 raste të reja në Shqipëri.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është 13 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, të gjithë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Ndërsa, tashmë të shëruar janë edhe 16 qytetarë.
Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë 964 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.
Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë tha se në vend aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.
“Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13, mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura”, deklaroi ajo.
COVID-19 – Statistika (20 Maj 2020)
Testime totale 13621
Testime molekulare 12555
Testime serologjike 1066
Raste pozitive 964
Raste të shëruara 758
Raste Aktive 175
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 57
Durrës 44
Krujë 33
Shkodër 15
Kamëz 10
Berat 10
Fier 3
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1/ Tv Malisheva