Obeziteti mund të shkaktojë inflamacion kronik, të gradës së ulët, i cili mendohet se kontribuon në rritjen e rrezikut të gjendjeve të tilla si diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Si rezultat, njerëzit që janë obezë mund të kenë nivele më të larta të një shumëllojshmërie të proteinave që destabilizojnë imunitetin, duke përfshirë citokinat.
Përgjigjet imune të lëshuara nga citokinat mund të dëmtojnë indet e shëndetshme në disa raste të Covid-19 të rëndë, sipas raportit.
Sipas një studimi tjetër të lëshuar së fundmi, botuar në revistën Perspectives on Psychological Science, sugjeron që depresioni, stresi, vetmia dhe sjelljet e dobëta shëndetësore mund të dobësojnë sistemin imunitar të trupit dhe të ulin efektivitetin e vaksinave të reja Covid-19.
Studiuesit theksojnë se faktorët e mjedisit, si dhe gjenetika e një individi dhe shëndeti fizik dhe mendor mund të dobësojnë sistemin imunitar, duke shkaktuar kështu vështirësi në përgjigjjen ndaj vaksinave./TV Malisheva