Rritja e rasteve me COVID-19 ka bërë që një numër më i madh i qytetarëve të Kosovës t’u drejtohet qendrave të testimit për ta bërë testin RT-PCR. Megjithatë, ata po kërkojnë të ketë më shumë qendra për testime.

Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës, brenda 24 orëve janë bërë 11.883 testime, nga të cilat mbi 3200 kanë dal pozitiv me COVID-19.

Te qendra “1 Tetori” ku tashmë po testohen qytetarët, mirëpo dyert e saj ishin të mbyllura. Kurse, pranë tendës së Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHOPK), ishin dhjetëra qytetarë që prisnin për t’u testuar, mirëpo pritjet nuk zgjasnin më shumë se 5 minuta.

Qytetari Vedat Magjistina tregon se e ka sjellë djalin për t’u testuar kundër COVID-19, pasi që kishte temperaturë. Ai shton se tek IKSHPK-ja po ka shumë rend dhe gjithçka po shkon mirë.

“Jo unë djalin e solla se për vete jo sepse ka pasur temperaturë dhe dyshuam mos ka diçka. Duhet me pas sepse i kam parë në televizion që ka pas rend, e sot nuk paska se me pas rend në këtë kohë të ftohtë është pak problem. Tash nuk pati rend, në rregull. Mirë shumë shpejtë po shkojnë, vetëm të dhënat kërkohen, numri i letërnjoftimit nëse e ke, ose për të vegjël numrin e telefonit të prindërve”, ka thënë ai për KosovaPress

Edhe Hysni Zeka potencon se duhet të ketë më shumë vende për testime ndaj COVID-19.

“Jo 5 minuta, është më mirë me pas vende më shumë, me u testu popullata sa më shumë është më mirë, por edhe të vaksinohen…Procedura po shkon shumë në rregull”, thotë ai.

Drenusha Bajrami thotë është testuar ndaj COVID-19 për shkak se vajza e saj kishte dalë pozitiv me koronavirus. Ndërkohë, ajo shton se duhet të ketë më shumë vende që qytetarët të testohen.

“Nuk na ka ra për momentin edhe shumë me prit, ia kam bërë vajzës se më dal me COVID, mandej të nesërmen më kanë lajmërua se është me COVID, dhe doja me ardh të testohem edhe unë. Duhet me pas shumë sepse po shihet që kanë shumë tollovi edhe po shihet dhe gjynah edhe nga stafi, kanë shumë punë dhe kur janë 20 mijë mostra në ditë, ajo kuptohet se janë tepër shumë”, thotë Bajrami

Mbi 3. 200 raste me COVI-19 janë shënuar gjatë ditës së djeshme, duke rritur kështu numrin e rasteve aktive në mbi 15 mijë./TV Malisheva

Share.