Njerëzit që janë diagnostifikuar me Covid-19, gjashtë muajt e mëparshëm kishin më shumë gjasa që të shfaqnin depresion, dementi, psikozë dhe sulm në tru, kanë zbuluar studiuesit.

Te një e treta e atyre që kanë qenë të infektuar u pa se po vazhdonte të kishin një rikthim të kësaj gjendje psikologjike dhe neurologjike.

Ata që u shtrinë në spital apo që ishin në kujdes intensiv ishin edhe më të rrezikuar.

Ka të ngjarë që kjo ndodh për edhe për shkak të efektit të stresit, por edhe për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë që ka virusi në tru.

Shkencëtarët britanikë shikuan të dhënat elektronike mjekësore të më shumë se gjysmë milioni pacientë në SHBA dhe gjasat ishin se ata kanë një nga 14 kushtet e zakonshme psikologjike ose neurologjike, duke përfshirë:

hemorragji e trurit

sulm në tru

Parkinsoni

Sindroma Guillain-Barré

dementia

psikoza

çrregullime të humorit

çrregullime ankthi /TV Malisheva

Share.