Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore njofton se gjatë ditës së sotme janë shëruar edhe pesë pacient të diagnostikuar me Covid-19. Pacientët janë lëshuar nga Klinika Infektive pasi kanë rezultuar negativ në dy testet e virusit korona. Me rastet e fundit numri i të shëruare nga Covid-19 në vendin tonë shkon në 35. Në Klinikën Infektive në Shkup janë pranuar edhe katër pacient me Covid-19 ndërsa për momentin në këtë Klinikë janë shtruar gjithsej 66 persona, prej të cilëve 7 raste janë nën ventilim mekanik.
Në vendin tonë ka gjithsej 617 persona të infektuar me virusin korona, prej të cilëve 553 raste janë ende aktive. Duke përfshirë edhe pacientin që ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme rrugës drejt spitalit “8 Shtatori”, numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë tashmë shkon në 29