Rregullore më e rreptë antiCOVID-19 për hyrjen në vend hyri dje në mëngjes në fuqi në Sllovaki, sipas së cilës kushdo që nuk është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 duhet të karantinoret për 14 ditë.
Rregulli zbatohet edhe nëse dikush ka qenë vetëm për pak kohë në një vend fqinj.
Sllovakia kishte njoftuar lehtësime të mëdha të kufizimeve në mes të qershorit, por bëri një kthesë të papritur nga frika e përhapjes së variantit Delta, raporton ATSh.
Bllokimi i kufijve dhe protestat kundër këtyre shtrëngimeve e kanë bindur tashmë qeverinë të bëjë paraprakisht disa lëshime të vogla.
Ajo hoqi mbylljen e plotë të vendkalimeve më të vogla kufitare dhe pranoi një periudhë kalimtare për udhëtarët ndërkufitarë deri më 9 gusht, gjatë së cilës doza e parë e vaksinimit është e mjaftueshme për hyrjen pa karantinë./TV Malisheva