Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është tetë.
Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar tetë raste të reja me koronavirus.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.343 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,365 qytetarë.
Deri më sot 824.749 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.241 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,796 persona./TV Malisheva