Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 61 raste me COVID-19 në Kosovë, ndërsa një person ka vdekur për shkak të infektimit me koronavirus.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 241 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221 mijë e 498.

Në total numri i rasteve aktive është 2 mijë e 996.

Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 688 doza të vaksinës kundër COVID-19.

/TV Malisheva

Share.