Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se është e papranueshme kërkesa e Serbisë për kthimin e ushtarëve serbë në Kosovë, raporton TV Malisheva.
Përmes një shkrimi në Twitter, Von Cramon, ka thënë se sulmet ndaj EULEX-it dhe deklaratat për ushtarët serbë janë krejtësisht të papranueshme.
”Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të çmontohen si ulje e përshkallëzimit. Mbështetje e plotë për dialogun e udhëhequr nga BE”, tha Von Cramon.
Restoration of peace & stability in the North of Kosovo must be a priority. Especially the attacks on @EULEXKosovo & the announcement of 🇷🇸 soldiers are completely unacceptable.
I do expect K-Serb barricades to be dismantled as deescalation.
Full support for #EU-led #Dialogue. https://t.co/z22sodMbeX
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) December 12, 2022