Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi të dy e kanë dominuar Ligën e Kampionëve, sidomos në dekadën e fundit, por tani, për herë të parë pas 15 vitesh, asnjëri lojtar nuk do të jetë në gjysmëfinalen të kësaj gare për këtë sezon.

Portugezi ka fituar pesë herë medalje të artë, ndërsa argjentinasi katër, por gjithnjë e më shumë duket se epoka e tyre po shkon drejt fundit.

Edhe pse koha e tyre po shkon, ata kanë bërë histori në Ligën e Kampionëve.

Makina për shënimin e golave

Të dy Cristiano dhe Messi kanë pasur rekorde fantastike të arritura në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi i Juventusit e ka fituar shtatë herë çmimin si golashënuesi më i mirë, ndërsa kapiteni i Barcelonës vetëm një më pak.

Lojtari i vetëm që arrin diku afër të dyve është Gerd Muller, i cili ka qenë golashënuesi më i mirë katër herë në këtë garë.

Të dy lojtarët gjithashtu mund të mburren se kanë shënuar në finale të kësaj gare, dy herë Messi dhe katër herë Cristiano.

Në përgjithësi, dy lojtarët kanë shënuar gjithsej 245 gola në Ligën e Kampionëve, Cristiano ka shënuar 130 gola dhe ka asistuar 38 herë, ndërsa Messi ka shënuar 115 gola dhe ka asistuar 33 herë.

Një Ligë Kampionësh për të harruar këtë vit

Pavarësisht se luajtnë në Ligën e Kampionëve të këtij viti, as Messi dhe as Cristiano nuk kanë shkëlqyer, duke shënuar tre dhe katër gola.

Aktualisht kryeson Robert Lewandowski me 14 gola në tetë ndeshje, ndërsa Erling Haaland është në vendin e dytë me tetë gola.

Një e ardhme e pasigurt

Në moshën 35 vjeçare, Cristiano ka kuptuar se është e vështirë të fitosh garë kur je larg Real Madridit, pavarësisht se vazhdon të performojë me një standard të lartë, por nuk po jetë në gjendje të përsërisë sukseset që pati në kryeqytetin spanjoll me Juventusin.

33-vjeçari Messi mund të ketë humbur shpresat për të fituar përsëri Ligën e Kampionëve pasi skuadra e tij e Barcelonës duket se është në fund të një epoke të artë.

Edhe pse e ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve, argjentinasi nuk e ka ngritur trofeun e famshëm për nëntë vjet.

Heronjtë e rinj

Ndërsa ora po ecën për Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, lojtarët e tjerë si Erling Haaland, Kylian Mbappe, Raheem Sterling dhe Joao Felix kanë filluar t’i zëvendësojnë, duke e fituar qendrën e vëmendjes.

Koha kalon dhe Liga e Kampionëve nuk pret askënd.

Share.