Cristiano Ronaldo publikon portretin e bukur familjar.
Cristiano Ronaldo këtë fundjavë po e kalon pranë personave më të dashur të tij, shkruan lajmi.net.
Ai ka ndarë me ndjekësit një fotografi në Instagram, në të cilën u shfaq pranë partneres dhe fëmijëve të tij.
Ronaldo dhe Georgina po relaksoheshin në shtëpi, të rrethuar me fëmijët e tyre, duke kaluar kështu momentet më të bukura bashkë.
“Mënyra më e mirë për të filluar fundjavën time”, është mbishkrimi që Ronaldo ia ka lënë fotos.