Cristiano Ronaldo mund të jetë shumë i angazhuar duke luajtur futboll, por ai si duket ka kohë edhe të shikojë spektaklin “The X Factor”.

Rezulton se sulmuesi i Manchester United është një tifoz i një prej artistëve më të madh të shfaqjes-James Arthur.

Shoku i mirë i këngëtarit, Olly Murs ka zbuluar se Cristiano i ka dërguar mesazhe Jamesit në Instagram për të parë nëse ai do të mund performonte në festën e ditëlindjes së tij, shkruan The Sun.

“Ai më tha se Ronaldo po i dërgonte mesazhe sepse dëshiron që ai të këndoi në festën e ditëlindjes së tij”, shpjegoi Olly pasi u shoqërua me James në Soccer Aid muajin e kaluar.

Olly më pas shpjegojë se ai ishte një tifoz i madh i Cristianos dhe ishte lutur shokut të tij, ish -futbollistin dhe drejtorin teknik të Man Utd, Darren Fletcher , për ta takuar atë.

“Unë i kam dërguar mesazhe Darrenit dhe kam thënë se duhet të takoj Cristianon. Unë nuk e di se si dhe nuk e di kur, por vetëm për të takuar njeriun e madh dhe për të folur me të”, është shprehur Olly.

“Do të më pëlqente të bëja një fotografi me të dhe t’ua tregoja fëmijëve të mi në të ardhmen sepse ai është një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Unë dua t’u them nipërve dhe mbesave të mia se kam takuar Cristiano Ronaldon , kështu që unë do t’i bëjë presion Fletch gjatë dy viteve të ardhshme, kur ai është në klub për të provuar që të takohem me atë”, përfundoi miku i këngëtarit. /TV Malisheva

Share.