Gjiganti italian Juventus zyrtarisht e ka konfirmuar që Juan Cuadrado ka rinovuar kontratën e tij edhe për një vit tjetër.

Marrëveshja e yllit kolumbian ishte rinovuar menjëherë edhe për një sezon, pas paraqitjes së tij të 40-të me “Zonjën e Vjetër” kundër Cagliarit në javën e kaluar, përcjellë TV Malisheva.

Kontrata e tij e re tani do të përfundojë në qershor të vitit 2023, dhe Juventusi e ka konfirmuar rinovimin e tij përmes një komunikate zyrtare.

Sidoqoftë, krerët e Juventusit janë ende në bisedime me agjentin e Cuadrados, Alessandro Lucci, që të arrijnë një marrëveshje për një kontratë më afatgjate me 33 vjeçarin.

Cuadrado i është bashkuar Juventusit nga Chelsea në vitin 2015, dhe që nga ajo kohë ka regjistruar 24 gola në 262 paraqitje për gjigantin italian. Po ashtu, në të kaluarën ai kishte luajtur për skuadrat e tjera si Udinese, Lecce dhe Fiorentina në Serie A.

/TV Malisheva

Share.