Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi, vazhdon të jetë i shtritë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Javë më parë ai ishte i infektuar me COVID-19, teksa vazhdon të ketë probleme të rënduara shëndetësore.

Prej ditësh, ai ndodhet në repartin e Pulmologjisë, teksa ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për t’i mbajtur të azhurnuar ndjekësit për gjendjen e tij.

Aktori shkruan se si nuk iu ofrohen kushtet e duhura pacientëve e mjekëve, duke theksuar faktin që vetëm  paditë më parë, Kuvendi i Kosovës mori vendim për pagesën e rrymës për serbët në veri.

I njëjti në shkrimin e tij, ka potencuar se për sigurimin e ilaçeve, po merr ndihmë nga mërgimtarët jashtë vendit./TV Malisheva

Share.