Kur kanë mbetur jo më shumë se pesë ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme dhe për president të Serbisë – më 3 prill – fushata elektorale ka filluar të bëhet mjaftë e egër në të dyja kampet politike.
Shpërndarja e fletushkave se për kënd të votohet tashmë po dërgohen derë më derë.
Mirëpo, një gjë të tillë e ka irrituar analistin serb Srdjan Cvijiq, i cili me anë të një reagimi në Twitter ka thënë se opozita satelite e presidentit aktual serb Aleksandar Vuçiq e ka vendin në koshin e plehrave.
Ai ka shtuar se nuk ia vlen të merret me reklamat kloun të stilit Vladimir Putin.
“Ja ku është opozita satelite e Aleksandar Vuçiq-it, ndërtesa ime e ka zgjidhur në këtë mënyrë. Mos i vendosni kot fletushkat në kutia, sepse të gjitha do të përfundojnë në koshin e plehrave. Nuk ia vlen as Vladimir Putin, as Nestroviqi e as reklamat dhe spotet klounë”, thuhet në reagimin e tij.
Në garë për presidentin e ri të Serbisë janë tetë kandidatë – që nga presidenti aktual, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, profesori i Universitetit të Beogradit e deri te figura të ekstremit të djathtë. Ndër kandidatët për presidencën e shtetit janë edhe tri gra.
https://twitter.com/srdjancvijic/status/1509170420167188482
/TV Malisheva