Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se i takon komunitetit ndërkombëtar që të bëjë gjithçka që të siguroj siguri dhe stabilitet për serbët në Kosovë.
Daçiq ka thënë RTS, se roli i KFOR-it nuk është të qëndrojë para objekteve komunale dhe të pengojë popullin serb që të hyjë në ato objekte, por të parandalojë një akt të njëanshëm nga ana e Prishtinës.
“Tash po i mbrojnë kryetarëve e komunave me pretekstin e ruajtjes së paqes. Duket se po i mbrojnë nga pronarët e objekteve, serbët, nga ata që punojnë atje, që janë të punësuar atje. Ata nuk mund të jetë kryetarë komunash në komunat serbe të cilët serbët nuk i kanë zgjedhur”, tha Daçiq.
/TV Malisheva