“Parakusht për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit është zbatimi i Asociacionit të Komunave (të banuara me shumicë) Serbe”, ka thënë Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke folur në televizionin “Pink”. Takimin e Nivelit të Lartë më 2 maj, Daçiq e quajti “takim të rëndësishëm për zbatimin e Marrëveshjes dhe Shtocjës së Zbatimit”.

Daçiq, duke thënë të njëjtën gjë si në Këshill të Sigurimit, tha se pa themelimin e Asociacionit nuk do të ketë nisje të zbatimit nga pala serbe, e cila edhe e shkeli marrëveshjen kur iu kundërvë aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, saktësisht Nenin 4 të Marrëveshjes Bazë.

Në dritën e takimit të ardhshëm ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ministri serb i jashtëm beson se pala nga Kosova “do të provojnë ta zbehin atë për nga autoriteti dhe pushtetet”.

“Është kohë përgatitjesh të mëdha”, tha ai për takimin e 2 majit, ndërsa për agjendën e takimit tha se do të përmbajë edhe miratimin formal të Deklaratës për Personat e Pagjetur krahas paraqitjes së një draft-Statuti fillestar për Asociacionin nga Ekipi Menaxhues, ekip ky i cili nuk i është i përgjigjur ende (së paku kështu është thënë) askujt në qeverinë e Kosovës.

/TV Malisheva

Share.