Këngëtarja e hiteve “Shot Calling” dhe “Don’t let me go”, e cila debutoi fuqishëm dhe hyri në rang listat e ndryshme në mbarë Evropën, por gjithashtu arriti edhe që kënga e saj me javë të tëra të sillej në ekranet televizive të MTV, VIVA si dhe në TV Programet afariste të McDonalds, pas një viti pauzë Dafina Kastrati e cila karrierën po e zhvillon në Gjermani, është rikthyer me këngën “Running”.
Në tregun e muzikës gjermane, Dafina po vlerësohet si një zë i veçantë dhe frymë e re.
“Running” e risjell Dafinën krejt papritur. Kënga erdhi si rezultat i kohën nëpër të cilën po përballet e gjitha bota dhe shqetësimit që është krijuar nga Covid-19.
Përmes kësaj kënge, Dafina bën thirrje që secili të gjejë forcën e brendshme për tejkalimin e kësaj situate, të kenë shpresë dhe vullnet në këto ditë të vështira.
Kjo këngë motivuese, përmes secilës Dafina dëshiron të ju jap njerëzve fuqi e shpresë, vjen edhe me videoklip i cili është realizuar në kushte më të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë.
Këngëtarja shqiptare është duke punuar shumë për tregun ndërkombëtarë, ku shumë shpejt ajo mendon të sjell albumin e saj të parë në bashkëpunim me vëllain e saj Rinor Kastratin i cili njëherit është edhe DJ dhe producenti i saj.
Dafina në muajin qershor do të sjell edhe këngën e re./ Tv Malisheva