Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, vazhdon të jetë ndër më të pëlqyerat.

Ajo gjithmonë mundohet që të qëndrojë afër fansave të saj, duke ndarë kështu imazhe nga më të ndryshmet.

Së fundmi këngëtarja zgjodhi të ndajë një pjesë nga koncerti, derisa interpretonte këngën “Duro”.

“Le ta kemi prioritet shëndetin mendor”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Tutje ky projekt veçse përmban tematikë për shëndetin mendor, derisa Dafina inkurajon fansat e saj.

Prodhimtaria muzikore jo vetëm që ka ndihmuar shumë persona, por ka marrë edhe miliona klikime në YouTube. /TV Malisheva

Share.