DJ Geek, sot (e premte) po feston ditëlindjen dhe një urim nga e dashura e tij, Dafina Zeqiri nuk ka munguar.
Në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur ka postuar një fotografi ku shihet në krahët e partnerit të saj, ndërsa ka bërë urimin në këtë ditë të veçantë për të.
“Urime ditëlindjen dashuria ime, të dua”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e imazhit që ka shkëputur nga pushimet e dyshes.
Në anën tjetër edhe Genci (emri i vërtetë i DJ Geek), ka falënderuar këngëtaren duke i thënë: ” Të dua më shumë, faleminderit për gjithçka”.
Kujtojmë që Dafina ka kohë që ka filluar me dhurata për ditëlindjen e DJ-të të saj personal i cili në të njëjtën anë është edhe partneri i saj tash e sa kohë, dhe një e tillë me siguri që nuk do të mungojë as sot.