Në një fushë me bari artificial mbi kodrat e kryeqytetit të Kosovës, stërvitet një nga klubet më të mëdha të vendit, FC Prishtina, gjë e cila dëshmon ecurinë e mrekullueshme të Përfaqësueses së Kosovës në 18 muajt e fundit.
Ndonëse jo me kushte të mira, FC Prishtina, katër herë kampion i Kosovës në 12 vitet e fundit, i zhvillon stërvitjet në këtë vend, shkruan ‘Daily Mail’, përcjell Zëri.info.
Të rinjtë vendas shfrytëzojnë rastin t’i fotografojnë futbollistët, të cilët luajnë në stadiumin ku do të jenë prezent futbollistët e Anglisë për ndeshjen e së dielës ndaj Kosovës.
Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ i cili ka afër 13 mijë ulëse, është emëruar në nder të legjendës Fadil Vokrri, i cili vdiq vitin e kaluar.
Reflektorët janë të dorës së dytë dhe u blenë nga Eintracht Frankfurti disa vite më parë.
Futbollistët nuk e përballonin në fillim dritën e tyre, derisa drejtuesit e klubeve kosovare vlerësojnë se si klubet e huaja po e ‘bastisin’ Kosovën për futbollistët, pa paguar asnjë qindarkë.
Shaban Baholli, trajneri i 2 Korrikut buzëqesh kur dëgjon fjalën ‘çmim transferimi’ në intervistën e ‘Daily Mail’.
“Nuk ka asnjë”, përgjigjet ai në gjuhën shqiptare. “Klubet e huaja na thonë se donë një lojtar, por nëse iu kërkojmë ndonjë shumë, atëherë nuk e marrin”, tregon më tej ai.
Mungesa e të ardhurave kompensohet nga talentët e futbollit në këtë vend të ri, i cili ishte i përshkruar nga mizoritë e luftës nga vitet e 90-ta.
Emri i 2 Korrikut erdhi për datën e 2 korrikut të vitit 1990, kur deputetë kosovarë shpallën pavarësinë.
Klubi prishtinas mori këtë emër 24 ditë pasi politikanët bën qëndrimet e tyre.
“Ne mund të kemi pak para, por lojtarët tanë e veshin fanellën me plot krenari”, thotë më tej Baholli.
Ndjenja emocionale ka edhe te FC Prishtina, ku ish-futbollisti legjendar dhe trajneri i suksesshëm Afrim Tovërlani kujton kohën kur luante në rrezik në vitet e 90-ta, pasi nuk mund të dilnin nga shtëpia shkaku i regjimit të Millosheviçit.
Në të njejtën kohë, Tovërlani ishte rrahur nga policia serbe dhe se ishte dashur ta bënte operacion fytyrën.
“Ata e dinin se kush isha unë”, është rrëfyer Tovërlani me zë të lartë.
Për ndihmës-trajnerin e Kosovës Muharream Sahiti, Kosova nuk u anëtarua më herët nga UEFA, pasi kjo do të ndalte zhvillimin e Kroacisë dhe Serbisë.
“Ne kishim një gjeneratë të humbur të lojtarëve që shkonin jashtë vendit për të përfaqësuar shtete tjera”, thotë Sahiti.
“Kjo ishte një padrejtësi. Nëse do të pranoheshim më parë. Shumë lojtarë do të hiqnin dorë të luanin për shtete tjera. Ashtu si edhe Xherdan Shaqiri që luan te Zvicra. Ne do të kishim një skuadër më të mirë se Kroacia tani”, vlerëson Sahiti.
Por, edhe pse Kosova është vendi më i varfër në Evropë pas Kosovës, ka talentë të jashtëzakonshëm të futbollit.