Në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve në ndeshjen e parë, Ballkani do të përballet me ekipen e Zalgiris nga Lituania.
Trajneri i kampionit të Kosovës Ilir Daja theksoi se duke e respektuar kundërshtarin ne do të bëjmë përpjekjet maksimale për të pasur sukses në këtë kompeticion.
“Ne jemi përgatitur që përpara hedhjes së shortit se çdo kundërshtarë që do të na caktonte shorti ishte i fortë sepse ata ishin në vazon e favoriteve, jo vetëm nga cilësia por edhe eksperienca në pjesëmarrjen në kompeticionet evropiane. Një nga këto është edhe Zalgiris, 9 herë fitues i kampionatit dhe 13 herë fitues i Kupës në Lituani”, ka thënë shkurtimisht Daja për faqen zyrtare të klubit nga Suhareka.
“Duke e respektuar kundërshtarin ne do të bëjmë përpjekjet maksimale që të marrim më të mirën e mundshme nga ndeshja e pare qe zhvillohet ne Kosovë”, shtoi ai.
Përveç Ballkani, futbolli i Kosovës në garat evropiane në këtë edicion do të përfaqësohet edhe nga Llapi, Gjilani dhe Drita.
/TV Malisheva