Një burrë në Shtime dje ka rrahur nipin e tij pas një mosmarrëveshjeje. Policia njofton se viktima ka pasur lëndime të lehta trupore, raporton TV Malisheva.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet, njofton Policia.
Shtime, 18.11.2021 – 14:30 . Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull me shtetësi të Kosovës e ka sulmuar fizikisht nipin e tij viktimën mashkull shtetësi të Kosovës të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.