Ballafaqimi me Sivasporin ditën e nesërme do të jetë tejet i rëndësishme për Ballkanin në rrugëtimin e Ligës së Konferencës, përkatësisht në fazën e grupeve të saj.
Trajneri Ilir Daja në konferencë për media deklaroi se skuadra është përgatitur maksimalisht për sfidën e nesërme, por ka konfirmua se kapiteni Edvin Kuç nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, edhe pse do të jetë i pranishëm në bankën ë rezervistëve
“Nesër Edvin Kuç nuk do të jetë i gatshëm. Kemi shumë nevojë për prezencën e kapitenit po që nuk do ta sakrifikojmë sepse ka dy apo tre ditë që ka filluar vrapimet e diferencuara dhe nuk ka bërë asnjë seancë stërvitore me grupin. Gjithsesi do të jetë në pankinë si forcë morale por besoj që 99 përqind nuk do të jetë në fushën e lojës.”, tha Daja.
Ballkani është lider i Grupit G me katër pikë, por edhe tre rivalët tjerë në këtë grup, Sivasporti, Sllavia Praga dhe CFR Cluj kanë nga po aq pikë./TV Malisheva