Ferizaj ngadalë ka nisur të kompletohet për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas telasheve që kishte në organizim ku nuk dihej qartë trajneri dhe sponsorët e klubeve, tashmë gjithçka është sqaruar.

Pas ardhjes së trajnerit Bekim Isufit, klubi ka nisur edhe të përforcohet, derisa burime të Zëri.info na mësojnë se sot Ferizaj do të nënshkruaj kontratë me mesfushorin Taulant Dajaku.

Taulanti edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Drenicës, ndërsa me Ferizajn ishte në përgatitje nga fillimi i tyre, por tek sot do të finalizohet marrëveshja me te.

Share.