Atmosfera te lideri i Superligës, Ballkani, vazhdon të jetë e jashtëzakonshme.
Nën “dirigjimin” e trajnerit Ismet Munishi, futbollistët dhe pjesa tjetër e stafit dukeshin të motivuar për punë.
Një “armë” më shumë për Munishin në betejat e mbetura të këtij edicioni është edhe sulmuesi Mirlind Daku, i cili në stërvitje dukej në formë të mirë.
“Përgatitjet po shkojnë shumë mirë. Po dallojnë nga përgatitjet individuale. Jemi të lumtur që kemi filluar me grupin. Sa i përket përgatitjes sime personale, e kam kaluar një lëndim, por tash po ndjehem mirë dhe jam gati që ta ndihmojë ekipin”, deklaroi Mirlind Daku për “Zeri.info”.
Kur kanë mbetur edhe 11-të xhiros deri në përfundim të kampionatit, Ballkani është lider me 44 pikë të tubuara.
Garat në futbollin e Kosovës rifillojnë më 2 qershor me ndeshjet e Kupës së Kosovës kurse ato kampionate më 7 qershor.