Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, u qëllua dy herë me armë në një tubim elektoral. I dyshuari u arrestua brenda sekondash në vend të ngjarjes, ndërsa tani policia ka dhënë edhe identitetin e tij.

41 vjeçari, Tetsuya Yamagami, banor në qytetin Nara, me akuzën për vrasje në tentativë në orën 11:32 të mëngjesit të së premtes, sipas kohës lokale, raporton Gazeta Express.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, duke cituar burimet qeveritare, Yamagami ishte ish-anëtar i Forcave të Vetëmbrojtjes Detare të Japonisë. Yamagami dyshohet se i tha policisë se ishte i pakënaqur me Aben dhe donte ta vriste atë.

Ai thuhet se ka shërbyer në MSDF deri në vitin 2005, tha burimi. Ministria e Mbrojtjes po mbledh informacione të tjera për këtë person.

Dyshohet se ai kreu sulmin me një armë të përgatitur në kushte shtëpie.

Abe u qëllua dy herë dhe e shtëna e dytë e rrëzoi përtokë. Gjendja e tij është kritike./TV Malisheva

 

 

Share.