Policia e Kosovës në orët e mëngjesit të së enjtes ka zbatuar urdhrin e Gjykatës së Ferizajt për bastisjen e katër lokacioneve në Shtërpcë dhe largimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bënë të ditur se rasti në Shtërpcë është cilësuar si bashkim për veprimtari kundërkushtetuese/spiunazh për një periudhë 7 vjeçare.
“Shtërpcë (NN) 2013-2022. Bazuar në urdhëresën e Gjykatës, janë kryer disa kontrolle në lokacione të ndryshme në komunën e Shtërpcës, ku janë sekuestruar kompjuterë, dosje me dokumente, libra amëz, kamera të vendosura nëpër rrugë, etj”, thuhet në raport.
Ndryshe, aksioni në fjalë nuk ka pasur të bëjë drejtpërdrejtë me ndërtimet pa leje në Brezovicë, por që ndërlidhet me disa prej të arrestuarve të Brezovicës, e që si struktura ilegale kanë menaxhuar me kamerat e sigurisë.
Përmes këtyre kamerave janë monitoruar lëvizjet e qytetarëve dhe të institucioneve./TV Malisheva