Menjëherë pas vendimit të UEFA-së që Ballkani ndeshjet e garave evropiane t’i luajë në “Fadil Vokrri”, kampioni i Kosovës ka filluar me shitjen e biletave për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Ludogoretsit që zhvillohet javën e ardhshme.

Biletat do të mund të blihen vetëm online.

“FC Ballkani njofton opinionin se biletat për ndeshjen e parë në kuadër të UEFA Champions League ndërmjet FC Ballkani dhe PFC Lugogorets 1945, e cila zhvillohet më datë 11/07/2023 në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të blihen përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:”, thuhet në njoftimi e skuadrës së Ilir Dajës.

Çmimet e biletave janë:

Veri dhe Jug 3 euro,

Lindje 5 euro,

Perëndim 10 euro, dhe

VIP 25 euro ( te perfshira pijet )

Procedura se si blihet bileta online ësh ëkjo:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).

Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

/TV Malisheva

Share.