Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Milot të Shqipërisë, ku fillimisht u raportua për dy të plagosur, ndërsa njoftohet se njëri nga ta ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për Klisman Preçin 27-vjeç i cili ka ndërruar jetë teksa po transportohej për në spital dhe Ylli Brahimi 46-vjeç në gjende të rëndë, i cili ka marrë plagë në këmbë dhe gjoks.

Ylli Ibrahimi dhe Besmir Preçi apo siç njihet ndryshe Klisman Preçi, në momentin e ngjarjes ishin poshtë shtëpisë duke hipur në makinë, ku sapo kishin dalë nga pallati. Të dy qarkullonin me veturë të blinduar.

Nuk dihen ende detaje të mëtejshme për ngjarjen ndërsa polica është në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e saj.

/TV Malisheva

Share.