Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë sot se ka pranuar ftesë nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar më 4 dhjetor në Hagë.
Ai tha se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese, transmeton Indeksonline.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Daut Haradinaj, i cili e përkrahu Kadri Veselin.
“Si për çdo luftëtarë, ashtu edhe për Kadri Veselin kam qenë dhe do jem në përkrahje. Të priftë e mbara i nderuar, dalsh faqebardhë“, shkroi Haradinaj.