Danimarka ka njoftuar se do të dërgojë 130 instruktorë ushtarakë në Britaninë e Madhe për të trajnuar anëtarët e ushtrisë ukrainase.
“Ne duam gjithashtu të trajnojmë oficerët ukrainas në Danimarkë”, tha ministri i Mbrojtjes Morten Bodskov.
Ai tha se në Britani, ushtarët ukrainas me përvojë të kufizuar luftarake do t’i nënshtrohen trajnimit bazë në lidhje me luftimet urbane dhe operacionet taktike.
Një takim i ministrave të mbrojtjes të Britanisë së Madhe, Danimarkës dhe Ukrainës është planifikuar për të enjten në Kopenhagë, kushtuar stërvitjes ushtarake, deminimit dhe furnizimit me armë./TV Malisheva