Danimarka është bërë vendi i parë nordik që rihap ambasadën e saj në Kiev, më shumë se dy muaj pasi Moska nis agresionin ushtarak ndaj Ukrainës.
Ministri i Jashtëm, Jeppe Kofod vizitoi sot kryeqytetin ukrainas dhe ngriti flamurin danez në ndërtesën e ambasadës.
“Sapo ngrita flamurin në ambasadën daneze në Kiev. Hap i rëndësishëm që sot rihapim ambasadën pas sulmit të Rusisë. Prekës të takosh punonjësit lokalë dhe danezët që kanë kaluar këtu në kryeqytet për dy muajt e fundit”, shkroi ai në Twitter.
Ndryshe, ambasada do të vazhdojë punën me një numër të reduktuar punonjësish dhe gradualisht do të rikthehet në staf të plotë.