Dardan Berisha pritet të ndërroj ambient.
Basketbollisti pejan pritet të rikthehet tek skuadra e KB Pejës, pas mosmarrëveshjeve me kryesinë e klubit të Prishtinës, pas incidentit që pati me kapitenin e skuadrës, Edmond Azemi.
KosovaPress mëson se Berisha tashmë është shumë afër një transferimit tek klubi pejan, i cili këtë vit u rikthye në Superligën e Kosovës në basketboll, pas problemeve financiare që kishte.
Gjithashtu mësohet se Peja shumë shpejt të financohet edhe nga kompania ELKOS, kompani që ka premtuar që do ta mbështes këtë klub tash e një kohë të gjatë.