Momentalisht është duke u zhvilluar ndeshja mes Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Ukrainës në grupmoshat U17, e vlefshme kjo për kualifikimet drejt Kampionatit Evropian Euro 2022 U17.

Veçse që ka vlerat e një ndeshjeje për kualifikim në Evropian, po ashtu takimi mes Kosovës dhe Ukrainës sot shënon rikthimin e ekipeve kombëtare ukrainase në garat e UEFA-s, që prej pushtimit të Rusisë në Ukrainë, përcjell TV Malisheva.

Ndërkaq, në shenjë përkrahje drejt popullit ukrainas që është duke u përballur me agresorin rus, “Dardanët” e rinj bënë një gjest tejet të bukur.

Në fakt, kapiteni i Kosovës U17, Igball Jashari, para fillimit të ndeshjes ia ndau kapitenit të ekipit ukrainas fanellën e Kombëtares së Kosovës me nënshkrimet e të gjithë futbollistëve dhe stafit.

Kampionati evropian i kësaj grupmoshe do të mbahet në Izrael prej 16 majit deri më 1 qershor të këtij viti.

Share.