Sporti kosovar po vazhdon të jetë i izoluar pas përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.

Në këtë situatë, kur sporti po mungon, tifozëria e Kosovës, Dardanët, kanë vendosur të kujtojnë betejën e lavdishme të UÇK-së, përcjellë KosovaPress.

Dardanët kanë kujtuar 21 vjetorin e thyerjës së kufirit shqiptaro-shqiptar në Koshare.

“21 vjet nga thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar në Koshare. Lavdi e përjetshme Heronjve dhe Dëshmorëve të Betejës së Koshares! Lavdi të gjithë Heronjve dhe Dëshmorëve që u flijuan për lirinë e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e Dardanëe të lëshuar në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook./ Tv Malisheva

Share.