Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka deklaruar se pas shpërbërjes së Kuvendit me datën 22 gusht do të caktohet data e zgjedhjeve.
“Kuvendi i Kosovës shpërndahet në seancën e 22 gushtit 2019. Në atë seancë, me propozim edhe të LDK-së, do të votohet marrëveshja IPA me BE-në prej 100 mil euro. Menjëherë pas seancës caktohet data e zgjedhjeve, ku qytetarët vendosin kush duhet të udhëheq me Kosovën”, ka shkruar Hoti.
Ai ka thënë se legjislatura e tanishme duhet të jetë mësim për tjerat se nuk mund të qeveriset pa shumicë parlamentare.
“Kjo legjislaturë e Kuvendit duhet të jetë mësim për tjerat që vijnë, se nuk mund të qeveriset vendi pa legjitimitet politik dhe pa shumicë parlamentare, nuk mund të qeveriset me njerëz që nuk përfaqësojnë asgjë përveç interesave të caktuara”, është shprehur Hoti.