Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka shprehur qëndrimet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku kryeministri Avdullah Hoti po raporton për dialogun me Serbinë.

Haradinaj ka thënë se është kërkesë e AAK-së që në proces të jenë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se pa SHBA-në edhe po të arrihet marrëveshja është zor e implementueshme.

Haradinaj: Dialogu në Bruksel nuk ka prodhu asnjë të mirë pa prezencë të SHBA-së.

“Dialogu në Bruksel nuk ka prodhu asnjë të mirë pa prezencë të SHBA-së. Nuk guxon të rrëshqitet në dialog teknik, sepse dialogu teknik i hap Serbisë dyert e integrimeve. Një marrëveshje pa SHBA-, zor që është e zbatueshme. Asnjë keqkuptim në bashkëqeverisje nuk e kemi, por është kërkesë eksplicite që SHBA të jetë në negociata”, ka thënë ai.

Haradinaj tutje ka drejtuar kritika të ashpra drejt BE-së. Ai ka thënë se Bashkimi Evropian e ka mashtruar Kosovën, për 10 vite.

Haradinaj: BE tash e 10 vjet e ka mashtru Kosovën me liberalizim të vizave

“BE tash e 10 vjet e ka mashtru Kosovën me liberalizim të vizave. Nuk kemi çka me lypë në Bruksel, as te Borelli as te dikush tjetër, pa i heq vizat. Nuk guxojmë të ndjehemi inferior dhe as kokulur përball Serbisë”, tha ai.

Po ashtu, në fund, Haradinaj e kritikoi Hotin.

Ai tha se Selim Selimi, i dërguar i AAK-së për dialogun me Serbinë, duhet të trajtohet seriozisht nga kryeministri dhe ai të jetë në tavolinat e diskutimeve./Tv Malisheva

Share.