E ndezi cigaren në Kuvendin e Kosovës teksa deputetët po diskutonin për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Nuk vonoi shumë dhe pamjet dhe fotografitë dolën në media.

Deputeti i AAK-së e pranoi se pirja e duhanit është shprehi e keqe.

Ndezjen e cigares e arsyetoi se ‘është ambienti ku e ndezin të gjithë duhanpirësit në Kuvend’.

“Megjithatë, është pakujdesi e imja dhe kërkoj falje”, shkruan Haradinaj në Facebook./TV MALISHEVA/

Share.