Daut Haradinaj ka kujtuar sot bashkëluftëtarin e tij, heroin Adrian Krasniqi në përvjetorin e rënies së tij.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se me datat 17 dhe 18 tetor të vitit 1997, Serbia ka paguar një çmim që do ta mbaj mend gjithmonë.
“Por Serbia në Kosovë më 17 dhe 18 Tetor të 1997 do e pagunte një çmim që do e mbanin në mend gjatë. Njësitet e UÇK-së në Dukagjin ndërmorrën sulme të njëpasnjëshme në tërë rajonin, ku kishte forca të pozicionuara të armikut. Ditën e varrimit bashkë me shumë luftëtarë të armatosur deri në dhëmbë kishim planifikuar edhe daljen publike. Por edhe pas nderimit ushtarak që i bëmë mikut tonë, Adrianit, për t’i kursyer dëmet në popullsinë civile e anuluam daljen publike, por zjarri i lirisë u përhap në çdo familje shqiptare deri në çlirimin e plotë. Në luftë njëra nga brigadat e Dukagjinit, me krenari mbarti emrin e heroit Adrian Krasniqi”, ka thënë Daut Haradinaj.
Postimi i plotë:
Pas një rruge të gjatë e të mundimshme nga Shqipëria në Kosovë, u ndamë me Adrianin dhe një pjesë të shokëve që kishim rrugëtuar bashkë. Njëri grup udhëtoi për Aqarevë ndërsa pjesa tjetër për Jabllanicë dhe Gllogjan. Adriani ishte kategorik që të merrte hak për Luan Haradinaj dhe gjatë tërë rrugës bënte plane për t’i sulmuar stacionet.
Më 15 tetor u përshëndetëm në Qafë të Sukës së Cërmjanit dhe një natë më vonë plaku Hilmiu më zgjoi nga gjumi, tha e paskan marrë në qafë edhe një djalë në Kliçinë. Lajmin po e jepnin mediat e kohës, dhe sa e pashë e njofta. Ishte humbje e madhe për ne.
Por Serbia në Kosovë më 17 dhe 18 Tetor të 1997 do e pagunte një çmim që do e mbanin në mend gjatë. Njësitet e UÇK-së në Dukagjin ndërmorrën sulme të njëpasnjëshme në tërë rajonin, ku kishte forca të pozicionuara të armikut. Ditën e varrimit bashkë me shumë luftëtarë të armatosur deri në dhëmbë kishim planifikuar edhe daljen publike. Por edhe pas nderimit ushtarak që i bëmë mikut tonë, Adrianit, për t’i kursyer dëmet në popullsinë civile e anuluam daljen publike, por zjarri i lirisë u përhap në çdo familje shqiptare deri në çlirimin e plotë. Në luftë njëra nga brigadat e Dukagjinit, me krenari mbarti emrin e heroit Adrian Krasniqi.
Gjithmonë do ta kujtoj si njeri të madh dhe vizionar, si djalë i Sylërexhëve të Vranocit historik.
/TV Malisheva