Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj po duket që e ka marrë shumë seriozisht Malishevën, tani më që zgjedhjet po afrohen ai gjatë ditës së sotme ka bërë postime në facebook,postime që kanë të bëjnë me takime me qytetarë dhe sipmpatizantë të AAK-së . Forcimi i AAK-së në Malishevë mendohet që kanë qenë një nder arsyet e prishjes së raporteve me subjektin e Nismës
Ja postimet e plota :
Me njerëz të mirë që po i bashkohen AAK-së në Malishevë. Energjia e re e Fatmir Shurdhës në krye të degës po dëshmon sukses të pamohueshëm në këtë pjesë tepër të rëndësishme të Kosovës. Malisheva po rreshtohet 100%
DH
Sot në konakun e familjes Zulfaj në Malishevë, isha shumë i nderuar me pritjen që na bënë.
Kjo familje atdhetare dhe me dijetarë të prirë nga dy kryepleqtë e kësaj familje Ilaz Hasan Zulfaj dhe Isuf Hasan Zulfaj, me një pritje bujare shqiptare, flisnin për një Kosovë 100% shtet.
Mbesa e tyre, Florentina Zulfaj Gashi është bashkuar me AAK-në para disa dite dhe ishte jo rastësisht më e besuara e kësaj zone bashkë me djalin e dëshmorit Kastriotin.
Na priftë e mbara. DH
Një pritje madhështore në fshatin Bubavec në lagjen e Bajramajve, konaku i Hysenit dhe Dautit.
Me një pritje të tillë Malisheva nuk ka si të mos jetë 100%.
Së bashku me Albena Reshitaj u zotuam se edhe problemet e kësaj zone do gjejnë zgjidhje.
Na priftë e mbara Malishevë.
DH