Presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker do të qëndroj nesër në Prishtinë.

Ai është mysafir special i FFK-së dhe vjen për të nderuar legjendën Fadil Vokrri.

Gazetari i njohur shqiptar Lirim Zalla ka organizuar një ceremoni, ku do të shfaqet një dokumentar për jetën e Vokrrit dhe përveç Shukerit do të jenë prezent edhe disa personalitete të shquara të futbollit.

Share.